12:13 / E Enjte, 07 Qershor 2018

​Audi nuk ndalet, sjell edhe tri modele të reja

Prodhuesi premium nga Gjermania së shpejti do të prezantojë modelin Q4, ndera ka paralajmëruar ardhjen në treg edhe të tri modeleve të reja SUV për të ardhmen – Q1, Q6 dhe Q9.

Spekulohet se Q1 do të vijë si model për vitin 2021 dhe do të jetë crossover më i vogël në kuadër të këtij brendi, një shkallë nën Q2 aktual.Ndërsa, Q4 pritet të sjellë për adhuruesit Q3 me stil të bukur, por edhe më të shtrenjtë, i cili në treg do të arrijë në vitin e ardhshëm.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, modeli tjetër Q6 mund të ngjasojë me Q5, derisa modeli Q8 pritet të mos jetë në krye të ofertave të Audi, por pozitën perlës së prodhuesit gjerman të veturave do të marrë Q9.

Audi ka mbrojtur të drejtën e përdorimit të këtij emri, por do të jetë e vështirë të mund të dihet se si do të duket ky model, në mënyrë që të mos kërcënojë modelet Lamborghini Urus dhe Bentley Bentaygu. Nëse për blerësit nuk do të jenë tërheqëse këto modele, ata mund të përzgjedhin klasën elektrike ku do të arrijnë modelet E-Tron dhe E-Tron Sportback.  /IndeksOnline.

Temat: