20:06 / E Mërkurë, 25 Prill 2018

​Çfarë duhet të bëjmë për udhëtime në “Schengen” nga viti 2020

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kish vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen.

Sistemi do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta që përjashtojnë vizat.