08:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018

​Eksportet e softuerëve arrijnë në mbi 37,5 miliardë dollarë

Sipas një raporti për ekonominë dixhitale, vitin e kaluar, eksportet e softuerëve të Kinës kanë kapur vlerën e mbi 37 miliardë dollarëve, 20 miliardë dollarë prej të cilave janë regjistruar nga eksportet në SHBA, Evropë dhe Japoni, njofton CRI-ja.

Këto shifra tregojnë një rritje mbi 10 %  krahasuar me vitin 2016.

Gjithashtu,  një raport i Ministrisë së Tregtisë në Kinë ka treguar se eksportet e softuerëve kanë regjistruar një rritje të shpejtë prej vitit 2012 dhe janë rritur vazhdimisht.

Raporti thekson se Kinës ende i mungon aftësia inovative në zhvillimin e softuerëve bazë dhe të programeve kompjuterike mbështetëse.

Raporti, gjithashtu paralajmëroi kompanitë vendase të softuerëve për rritjen e kostove dhe rreziqeve në këtë industri.