17:03 / E Enjte, 17 Maj 2018

​Sharje dhe fyerje në mes të Halitit dhe Gashit [Video]

Një përplasje verbale ka ndodhur në mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emrin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit, “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.