13:40 / E Diele, 08 Korrik 2018

​Shifrat e turizmit dhe paketa e lehtësive në Shqipëri

Numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në 5 mujorin e parë të këtij viti shënoi rritje me rreth 8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Trendi në rritje i turistëve të huaj që po i drejtohen Shqipërisë për të pushuar u lexua si një sinjal alarmi për qeverinë shqiptare, pasi, turizmi shqiptar është në fillimet e tij dhe has vështirësi të konkurrojë me hotelet dhe cilësinë që ofrojnë resortet e vendeve të rajonit.

Ndaj, ajo miratoi një paketë me lehtësi fiskale për investitorët strategjik që përfshihen në investime në struktura akomoduese “hotel/resort me pesë yje, status special”.Paketa me lehtësi fiskale promovuese në turizëmPrej fillimit të këtij viti po aplikohet një shkallë e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) 6 % për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “hotel/resort me pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

I gjithë rajoni e ka këtë normë nën 10% dhe me ofrimin e nivelit prej 6%, Shqipëria është bërë tashmë një nga vendet me një paketë pozitivisht agresive të turizmit.Gjithashtu, strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar ndërkombëtarisht “brand name”, janë të përjashtuara nga tatim fitimi për një periudhë 10 vjeçare.Prej disa ditësh në Kuvend po diskutohet edhe një tjetër paketë me lehtësi fiskale për agro turizmin e cila pritet të nis zbatimin nga 1 janari vitit 2019.

Paketa fiskale e mesit të vitit parashikon një sërë lehtësish fiskale për agro turizmin, ndër të cilat është ulja me tre herë e tatim-fitimit tatim-fitimin nga 15% në 5%, heqja e taksës së infrastrukturës për investime të reja në agro turizëm dhe reduktimi i nivelit të TVSH-së nga 20% në 6% për agro turizmin, në akomodim dhe në ushqim.

Plani i qeverisë për zhvillimin e turizmitKrahas lehtësive fiskale ministria e Turizmit dhe Mjedisit në planin e detajuar për investitorët e ka ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole.

Veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojës, Shëngjinit, që janë të paprekura me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha.Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar.

Kjo përbën një zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare.Poli i dytë është Jugu, ku politika e turizmit në Rivierë parashikohet të kombinohet me politikat e agro turizmit. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë mund të zhvillohen edhe aktivitete agro përpunuese.

Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë Alpet. Poli i katërt, është Tirana si kryeqytet.Turizmi në shifraSipas të dhënave të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në periudhën 2013-2017 janë rritur mesatarisht 12%, ndërsa shpenzimet e turistëve të huaj (jo – rezidentët) në vendin tonë janë rritur mesatarisht 8.5%.Hyrjet nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 92.4% dhe janë rritur mesatarisht me 12.3 % gjatë periudhës 2013-2017.Ky trend po pëson një rritje edhe në muajt e parë të 2018. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesë mujorin e parë e 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik merr një rëndësi të madhe në ekonomi. Në periudhën 2013-2017, pesha specifike mesatare e shpenzimeve të turistëve të huaj (jo -rezidentë) në vendin tonë, ndaj totalit të PBB, është 13.3%.

Në vitin 2016, në gjithë vendin funksionuan 1.242 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra). Numri gjithsej i dhomave në këto struktura ishte 17.692 dhe shtretërit ishin 41.376 mijë.Në një pozicion gjeografik strategjik Shqipëria është porta hyrëse e Korridorit 8, që nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës mundëson lëvizjen e personave dhe mallrave nga Europa Perëndimore në atë Lindore.

Në Shqipëri, turizmi në përgjithësi personifikohet me detin dhe plazhet, por në fakt, potenciali për të zhvilluar edhe sektorët e tjerë të turizmit si; eko-turizmin, agro-turizmin, turizmin kulturor dhe atë sportiv është shumë domethënës./ATA/