18:55 / E Enjte, 11 Janar 2018

​Si t’i parandaloni rrudhat në qafë?

Femrat shpenzojnë shumë para në produkte për të mbajtur bukurinë. Por, ato shpesh harrojnë se me kalimin e kohës nisin të shfaqen rrudha në qafë.

Nuk është e domosdoshme të blini një krem të veçantë vetëm për qafën, por është e detyrueshme që çdo ditë të aplikoni kremin në këtë zonë.

Në mëngjes dhe në mbrëmje, mos harroni që para se të vendosni kremin në fytyrë, të njëjtën krem ta vendosni edhe në qafë.

Masazhi në qafë. Ky lloj ushtrimi do t’ju ndihmojë të çlironi qafën dhe të parandaloni krijimin e rrudhave. I bëni qafës masazh çdo ditë dhe përsëritni këtë të paktën 20 herë.

Nëse jeni vazhdimisht të përulur, kjo mund të shkaktojë paraqitjen e rrudhave në qafë. Mbani kokën në pozitë të drejtë./Indeksonline/