19:43 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

​44 të lënduar në një aksident

Të paktën 44 qytetarë janë plagosur sot në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në jug të Polonisë.

Mediat polake njoftojnë se në mesin e të lënduarve ka edhe shumë fëmijë.

Në aksident është përfshirë një autobus që bartte studentë dhe nxënës.

Një zëdhënës i policisë tha se të plagosurit janë duke u trajtuar në spital, ndërsa katër nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.