09:03 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Albin Tahiri përfundon i 47-ti në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka përfunduar në vendin e 47-të në disiplinën e super sllallomit të madh të premten në mëngjes në Lojërat Olimpike dimërorë PyeongChang 2018 në Korenë Jugore.

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e radhës, LOD PyeongChang 2018, garë kjo e cila ishte në super sllallom të madh.

Skitari që përfaqëson Kosovën zuri vendin e 47-të nga gjithsej 62 garues, kohë kjo e kënaqshme për të.

Koha e tij përfundimit të sllallomit të madh nga Albin Tahiri ishte një minut, 32 sekonda e 74 të qindtat (1:32.74 sekonda).