09:20 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

​Audi ndalon shitjen e SQ5 në Evropë

Kontrolli i rreptë i emetimit të gazrave ka detyruar Audi të ndërpresë shitjen e modelit sportiv SUV-a SQ5 në Evropë.
Për shkak të sistemit të ri WLTP (Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedure), i cili hyn në fuqi më 1 shtator, disa nga automjetet e saja me motor benzinë duhet të ndalojnë së shituri në Evropë BMW (Seria 7, M3) dhe Mercedes-AMG me agregat V12.

Audi njoftoi se vendimi është i bazuar në “përmbushjen e kapaciteteve”, por mediat theksojnë se arsyeja e vërtetë është standardi i lartë i emetimit të gazrave.

SQ5 është SUV-i më dinamik i Audi me 3,0 litra TFSI V6 agregat me turbo-mbushës, i cili prodhon 354 kuaj fuqi.

Temat: