16:54 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Pas 20 vitesh, BMW hap fabrikë në Evropë

BMW Group do të ndërtojë një fabrikë të re pranë qytetit Debrecen në Hungari, objekti i parë i ri i kompanisë në Evropë në gati dy dekada.

Kompania BMW do të investojë një miliard euro në këtë fabrikë.

Kapaciteti i fabrikës do të jetë 150.000 automobila në vit dhe do të mund të prodhojë edhe automobila elektrikë me motorë me djegie të brendshme.

Në BMW thonë se fabrika e re në Hungari do të ndihmojë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë, ku ky prodhues shet 45 për qind të automobilave. E panjohura më e madhe, pranojnë në BMW, do të jetë fuqia punëtore hungareze, pasi tregu atje është i atillë sa që vështirë mund të gjenden 1.000 punëtorë të rinj. Hungaria po përballet me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e largimit në vendet perëndimore në kërkim të pagave më të mëdha. /IndeksOnline/

Temat: