07:20 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

​Deputetët takojnë qytetarët e Podujevës

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Podujevës.

Takimi mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Podujevës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti, Saranda Bogujevci, Salih Salihu dhe Enver Hoti.