08:18 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

​Djegia e anijes cisternë rrezikon të shkaktojë katastrofë ekologjike

Një fatkeqësi mjedisore mund të ndodh në Detin e Kinës Lindore, pasi një anije cisternë vazhdon të rrjedhë vaj pre dy ditësh, pasi u përplas me një anije mallrash.

Zyrtarët kinezë kanë thënë, se po ashtu anija është në rrezik të shpërthejë dhe të fundoset, raporton BBC.

“Ekipet e shpëtimit që po përpiqen të arrijnë këtë vend, janë duke u përballur nga retë toksike, të cilat janë krijuar nga zjarri që ka shpërthyer në anije”, njoftoi Ministria kineze e Transportit.

Ekuipazhi i anijes, 30 iranianë dhe dy bangladeshas, mbeten të zhdukur pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare të shpëtimit.

Shtrirja e rrezikut mjedisor janë ende të paqarta, pasi anija vazhdon të jetë në flakë edhe në mëngjesin e sot.

Anija cisternë barte një lloj të naftës, e cila në rast të derdhjes, mund të jetë shumë e rrezikshme për mjedisin, pasi sipas eksperteve, kjo lloj nafte mund të përzihet me ujin dhe është e vështirë të dallohet,