20:55 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

​Fillon shitja e shtëpive të së ardhmes

Zyra e arkitekturës “Nice Architects” nga Bratislava e Sllovakisë ka prezantuar shtëpinë e së ardhmes, e njohur si Kapsula ekologjike.

Kapsula ekologjike ofron një hapësirë të sofistikuar për qëndrim, pasi ka hapësirë për të qëndruar, mundëson përdorimin e shiut, diellit dhe erës.

Kapsula akumulon ujin e shiut që pastrohet me filtra të veçantë dhe përdoret kur ka nevojë për ujë të pastër. Energjia elektrike prodhohet nga turbina me erë (750 W) dhe qeliza diellore (600 W).

Ndërtimi i lehtë siguron që Ekokapsula mund të lëvizet lehtësisht nga një vend në tjetrin, duke u përdorur si një makinë rimorkio ose me helikopter.

Ekokapsula ka filluar të shitet me një çmim prej 79,900 eurove./Indeksonline/