20:00 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

​Fillon vaksinimi kundër Ebolas

Vaksinimi kundër Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos do të fillojë të hënën.

Ebola është shpallur epidemi vdekjeprurëse këtë muaj nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Deri tani, 35 raste të Ebolas janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa 10 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.