11:43 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Fotografia e parë: Ford Focus për 2018

Ford ka zbuluar pjesërisht dizajnin e Focusit të ri, premiera e të cilit është planifikuar për mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë.

Në Ford thonë se Focusi i ri do të ketë një distancë më të gjatë, më shumë hapësirë në kabinë dhe aerodinamikë të përmirësuar.

Prodhuesi ka në plan të ofrojë Focus, në të njëjtën mënyrë si Fiesta e re, në disa versione dhe nivele të pajisjeve, ku përveç variantit ST-Line dhe Vignale, do të jetë edhe versionin Active.

Vetura ka motor me tre cilindra 1.0 EcoBoost, por edhe variantin me tre cilindra 1.5 litra EcoBoost dhe 2.0 benzinë me 4 cilindra. Opsioni dizel do të ketë motorët 1.5 dhe 2.0 litra.

Tash për tash nuk dihet se cili do të jetë çmimi i veturës. /IndeksOnline/