13:44 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Hyundai Kona elektrike: 470 km pa mbushje

Modeli elektrik Kona do të dalin në shitje në dy versione- me bateri më të vogël dhe të madhe.

Hyundai ka prezantuar versionin e tij elektrik të modelit SUV, e cila premierën botërore do ta ketë në sallonin e automobilave në Gjenevë, ndërsa në sallonet e shitjes do të gjendet gjatë këtij viti.

Në variantin bazë me bateri të kapacitetit 39.2 kWh, Kona Electric ka elektromotor të fuqisë 135 kuaj fuqi dhe autonomi të vozitjes deri në 300 km.  Kona më e fuqishme prej 204 kuaj fuqi ka bateri 64 kWh, dhe ky automobil mund të kalojë deri në 470 kuaj fuqi para se të mbetet pa energji elektrike.

Hyundai pohon se bateritë në të dyja modelet mund të mbushen deri në 80% të kapacitetit për 54 minuta, nëse përdoret mbushësi i shpejtë prej 100kW.  Kona Electric bazike prej 0 deri 100 km/h arrin për 9,3 sekonda, ndërsa varianti më i fuqishëm për 7.6 sekonda.  Shpejtësia maksimale e të dyja modeleve është 167 km/h.

Data e fillimit të shitje dhe çmimet e Kona elektrike tash për tash nuk janë publikuar, dhe më shumë detaje do të dihen në panairin e automobilave në Gjenevë.