10:19 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

​iPhone SE 2 vjen me mbushje pa tela

Modeli më i ri i Apple, iPhone SE 2 do të ketë anën e pasme nga xhami dhe do të vijë me mbushje pa tela.
Apple ka përdorur xhamin për anën e pasme tek iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, për të mundësuar mbushjen pa tela.Pjesa e xhamit në anën e pasme do ta bëjë iPhone SE 2 me një ekran 4-inç vizualisht më tërheqës, dhe nuk do të duket i vjetër.

Modeli SE 2 pritet të prezantohet në mars ose prill dhe do të jetë i pajisur me çipin A10, i cili përdoret edhe te modeli iPhone 7. Aktualisht nuk ka asnjë njohuri lidhur me çmimin e mundshëm të pajisjes së ardhshme të Apple.