23:30 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Ish-luftëtarët boshnjakë dhe kroatë bllokojnë trafikun në Bosnjë

Gjatë ditës së sotme ish-ushtarët e ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, të cilët janë demobilizuar, kanë protestuar, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kryesore të vendit.

Protesta është duke vazhduar edhe tani, ndërsa kanë kërcënuar se do të bllokojnë punën edhe në aeroport.

Protestuesit po ashtu kanë kërcënuar se do të vazhdojnë protestat derisa të plotësohen kërkesat e tyre, që i janë dërguar Federatës së BeH-së.

Zyrtarë qeveritarë, kanë njoftuar se nuk do të përdorin forcën për hapjen e rrugëve dhe shpërndarjen e protestuesve, por do të negociojnë me ta, për të gjetur një zgjidhje.