17:37 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

​Ismaili: S’ka reformë në shëndetësi pa ngritje të pagave

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast, Ismaili tha se e kanë filluar një reformë në shëndetësi e cila duhet të jetë praktike.

“Jo reformë e cila është e tillë që efektet e saj shihen në dekada. Reformë në shëndetësi nuk ka pa ngritje të pagave, duhet të krijojmë një reformë dhe punëtorët shëndetësorë janë në epiqendër të reformës. Shëndetësia ka mbetur e nën financuar dhe si e tillë e ka krijuar një situatë ku çdo gjë është jashtë standardit të saj”, tha këtu Ismaili, duke shtuar se ndjehet krenar me punën që ka parë aty gjatë vizitës.

“Një vend që ka një higjienë shumë të mirë. Kam ardhur pak vonë, por nuk do të jetë hera e fundit, unë jam i hapur dhe i gatshëm që të bisedojë me ju dhe të shoh se çka mund të ndihmoj në të ardhmen”, tha ndër tjerash Ismaili, raporton KosovaPress.

Kurse anëtar i bordit në SHSKUK, Fatmir Dragidella falënderoi ministrin për vizitën.

“Qasja e ministrit është më ndryshe se e ministrave të tjerë, duke filluar nga mosha që është më i ri se ne. Njeriu i ri i bën edhe reformat e reja. Reformat do të bëhen”, tha ai.

Temat: