09:20 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Japonia nis prodhimin e automjeteve fluturuese

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturues që planifikon ta prodhojë në vitin 2020.

Të paktën 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka caktuar një buxhet prej 40,4 milionë dollarësh për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues. Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.