21:13 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Krasniqi i kërkon Prokurorisë të merret me pagesën për Bechtel-Enkan

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia dhënë Bechtel-Enkan-as 53 milionë euro, se si erdhi deri të kjo pagesë, ndërsa ka kërkuar që “pyetjet tjera t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit”.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

QEVERIA PASKA VENDOSUR QË:  TA SHPËRBLEJ “Bechtel-Enkan” me 53 milion?!!!

“Për “Bechtel Enkan” do të paguajmë 53 milionë euro”. Edhe po e zëmë, se qeveria ia paska arritur që ta zbres shumën nga 63 në 53 milion. Por, kush dhe si erdhi deri të kjo shumë? Si u caktua shuma? A vërtetë nuk pat ndonjë zgjidhje tjetër? A kaq e lirë në kryerjen e punëve të Autostradave “Kombëtare”qenka “Bechtel-Enka”, sa në hallin tonë t’ia akordojmë një shumë prej 53 milionëve?

Pyetjet tjera, le t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit?! Kuptohet nëse nuk janë të ngarkuar me punë të pa rëndësishme?!!!