22:16 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Kuvendi i Shqipërisë miratoi Projektligjin për Vetting-un në polici

Kuvendi i Shqipërisë sonte miratoi në parim Projektligjin për Vetting-un në Policinë e Shtetit me 81 vota pro, asnjë votë kundër dhe 31 vota abstenim.

Ndërkohë votimi nen për nen dhe në tërësi i këtij projektligji u kalua për miratim në seancën e ardhshme, me pajtueshmëri të pozitës dhe opozitës, për të shqyrtuar amendamentet e propozuara për këtë ligj nga LSI.

Gjithashtu me pajtimin e grupeve parlamentare, u shty miratimi për seancën e ardhshme edhe i projektvendimit për miratimin e Kodit te Sjelljes se Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të shqyrtuar propozimet e paraqitura në këtë Kod.