20:18 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

​May vizitoi policin që u helmua deri sa e ndihmonte ish- spiunin Skripalin

Kryeministrja britanike, Theresa May e vizitoi sot në spital policin i cili u helmua derisa po i jepte ndihmë ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, njoftoi zyra e kryeministres britanike.

“Kryeministrja u takua me rreshterin Bailey dhe ata folën privatisht”, raportojnë mediat nga Londra.

Pas helmimit të ish-agjentit rus, Londra dhe Moska janë në gjendjen më të keqe që kanë pasur ndonjëherë, pasi Londra e ka akuzuar Rusinë për sulm me armë kimike që janë të ndaluara edhe në luftë.

Si përgjigje ndaj Moskës, qeveria britanike do dëbojë nga territori i saj 23 diplomatë rusë, për të cilët është vlerësuar se punojnë për shërbimet informative ruse. Moska është përgjigjur se do të veprojë ndaj Londrës në të njëjtën mënyrë, duke mos pranuar fajësinë për helmimin e ish-agjentit./Indeksonline/