20:25 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Paralajmërim për bombë në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës

Një paralajmërim është dhënë për bombë të vendosur në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten njësitë përkatëse nga Prishtina, bëjnë të ditur burime të agjencisë së lajmeve Kosovapress.

Sipas këtyre burimeve, pacientët dhe mjekët janë evakuuar nga objekti i spitalit.