​Paralajmërim për bombë në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës

Një paralajmërim është dhënë për bombë të vendosur në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten njësitë përkatëse nga Prishtina, bëjnë të ditur burime të agjencisë së lajmeve Kosovapress. Sipas këtyre burimeve, pacientët dhe mjekët janë evakuuar nga objekti i spitalit.