23:04 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

​Prezantohen modelet e reja Huawei P20 dhe P20 Pro

Kompania Huawei në ngjarjen speciale në Paris prezantoi telefonat më të ri premium – P20 i P20 Pro.
Richard Ju, shefi i kompanisë Huawei, prezantoi modelet e reja për të cilat tha se karakterizohen nga funksionet e inteligjencës artificiale për fotografim profesional.

Huawei P20 ka ekran 5.8 inç, derisa modeli P20 Pro ka ekran 6.1 inç.

Telefonat janë në tërësi të krijuar nga xhami dhe kanë procesor Kirin 970, 4GB përkatësisht 6GB RAM. Bateritë e dy telefonave kanë kapacitet 3400mAh për P20 dhe 4000mAh për modelin P20 Pro. Huawei P20 ka dy kamera të pasme 12MP RGB + 20MP, ndërsa Huawei P20 Pro posedon tri kamera 40MP plus 20MP plus 8MP.

Sistemi i operimit është Android 8.1. Çmimi evropian i modelit P20 Pro kushton 899 euro dhe do të dalë në treg nga data 6 prill, derisa P20 kushton 649 euro dhe do të jetë i qasshëm nga dita e sotme.

Temat: