23:40 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Prishtina sonte “pushtohet” nga ajri i pastër [Foto]

Prishtina sonte është përfshi në vendet me ajrin më të pastër në botë.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada amerikane, sonte në ora 22:00 në Prishtinë ajri ishte 25, kurse tani është në 42, që është ajër i shëndetshëm.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët e vendit, pasi për disa ditë përjetuan ajër jo të shëndetshëm deri në atë helmues.

Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës, dhe në veçanti sonte kushtet e favorshme klimatike, pasi ka fyer erë dhe ka rënë shi, ka bërë që Prishtina të ketë ajër të mirë, ashtu siç e kanë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.

Por një qytet tjetër shqiptar është duke vazhduar të ketë ajër të ndotur. Edhe sonte Tetova ka ajër jo të shëndetshëm, në shkallën 166./Indeksonline/