Qeveria e Kosovës mbështet hetimet për rrëzimin e aeroplanit MH17
Qeveria e Kosovës i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, ka mbështetur hetimin në lidhje me gjetjet e Ekipit të Përbashkët të Hetimit për rrëzimin e aeroplanit MH17.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për gjetjet e hetimit të pavarur, të paanshëm dhe profesional, të cilat u publikuan më 24 maj 2018, për rrëzimin e aeroplanit MH17, më 17 korrik 2014.
Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/