16:06 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

​Selimi: Thaçi ka shumë borxhe, pasi ka bërë shumë pazare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka quajtur rrëmbim deportimin e gjashtë shtetasve turq, duke thënë se shkarkimi i presidentit Hashim Thaçi do të duhej të ishte detyra e parë e Kuvendit të Kosovës.

Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë ekstradime të tilla, ndërsa përgjegjës për këtë është presidenti Hashim Thaçi.

“Atë ditë ka rënë shteti ngase është ngritur mafia politike, e cila ka kapur majat e shtetit dhe institucioneve më vitale, si policisë, AKI-së dhe të tjera. S’do të themi se jemi avokatë të Gylenit, por as avokatë të Erdoganit. Thaçi ka shumë borxhe, se ka bërë shumë pazare. Ai shquhet për këtë”, është shprehur Selimi.