09:03 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

​Shpërthim në Kanadë, 15 të lënduar (Video/Foto)

Një bombë e përgatitur në kushte shtëpie ka shpërthyer në Mississauga, qytetin e gjashtë për nga madhësia në Kanada, duke lënë 15 të lënduar.

Policia lokale ka njoftuar se dy të dyshuar kanë hyrë në një restorant mbrëmjen e së enjtes, ku edhe e kanë shpërthyer bombën e improvizuar.

Shërbimet mjekësore kanë dërguar në spital së paku 15 persona për lëndime të rënda.

Mediat kanadeze raportojnë për prani të shtuar të policisë, mirëpo rastin nuk kanë dhënë vlerësime nëse rasti paraqet rrezik për sigurinë publike.