19:30 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

​Skiatorët e bllokuar në teleferik shpëtohen me helikopter

Më shumë se 100 skiatorë, që kishin mbetur të bllokuar në një teleferik në pjesën qendrore të Austrisë, u shpëtuan nga helikopterët.

Policia tha se ashensori i skive kishte ndërprerë punën për shkak të problemeve teknike./Indeksonline/