20:04 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Tesla përshpejton prodhimin duke shtrenjtuar çmimin e ngjyrave

Drejtori i Tesla-s, Elon Musk, njoftoi sot se kompania do të kufizojë gamën e ngjyrave në një ofertë standarde nga shtatë në pesë.

Është spekuluar se krijuesi amerikan i makinave elektrike ka ndërmarrë këtë hap për të përshpejtuar prodhimin dhe ka kompensuar afatet dhe vonesat në dërgimin e modelit Sedan 3.

Tesla paraqiti një çmim shtesë për variantet e ngjyrave Obsidina Black Metallic dhe Silver Metallic, të cilën Musk e shpjegoi me “amortizimin e prodhimit”. Musk nuk ka sqaruar pse ngjyrat metalike janë bërë “problematike” dhe çfarë do të thotë për atë “çmim më i lartë”.

Ai megjithatë ka qetësuar pronarët e shqetësuar të makinave me ngjyrat e larguara nga prodhimi duke thënë se Tesla do të vazhdojë me servisimin e makinave në të gjitha ngjyrat. Drejtori i Tesla-s ka vendosur për muajin gusht objektivin e prodhimit të 6 mijë veturave Model 3 në javë, por niveli aktual është rreth 3.500, vlerëson Bloomberg.

Temat: