07:36 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

​Uji i ngrohtë me shafran në mëngjes bën mrekulli për trupin tuaj

Shafrani i Indisë përdoret me shekuj për shkak të vetive të shkëlqyera që përmban për shëndetin tonë.

Gjithashtu njihet si mbretëresha e erëzave, pasi ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe detoksifikuese. Në të njëjtën kohë është i dobishëm në luftën kundër kancerit dhe Alzheimer.

Pse është mirë që në mëngjes të pimë ujë të ngrohtë me shafran?

1. Redukton inflamacionin

2. Mbron trurin, pasi shafrani rrit nivelin e faktorit neurotrofik të trurit (BDNF), përgjegjës për çrregullimet e trurit të njohura si demenca dhe Alzheimer.

3. Redukton rrezikun e kancerit, parandalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe përhapjen e tyre në trup.

4. Ndihmon në tretje, zgjidh problemet e traktit të tretjes, të tilla si fryrje dhe gazra, sëmundje biliare.

5. Mbron zemrën, parandalon formimin e mpiksjeve dhe ul kolesterolin e keq.

6. Ndihmon simptomat e artritit.

7. Ngadalëson plakjen.

Ju mund të shtoni atë në lëng, supë, mjaltë, ushqim.

Temat: