20:51 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

​Vdes miliarderi francez Serge Dassault

Miliarderi francez i aeronautikës dhe medias, Serge Dassault, ka vdekur në moshën 93 vjeçare, njoftoi e përditshmja franceze “Le Figaro”, që është pjesë e biznesit të tij familjar.

Dassault, i cili shërbeu në senatin francez për partinë e qendrës së djathtë “Les Republicains” nga viti 2004 në vitin 2017, drejtoi kompaninë “Groupe Dassault” në pronësi të familjes së tij, që prodhon avionët luftarakë francez “Dassault Rafale” .

Dassault dhe familja e tij kishin një pasuri neto prej 26,1 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”, që i renditi ata si të katërtit me pasurinë më të madhe në Francë dhe në vendin e 41-të midis të tjerëve nga e gjithë bota.

Përveç kompanisë së prodhimit të avionëve luftarakë “Rafale” dhe gazetës së përditshme “Le Figaro”, grupi Dassault gjithashtu përfshin filiale që prodhojnë pajisjet e mbrojtjes dhe të udhëtimit ajror, avionët (jet) privat “Falcon” dhe kantina të prodhimit të verës.