23:32 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Veseli: Themelet e demokracisë franceze përbëjnë vlera bashkëkohore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka uruar popullin francez në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës, duke vlerësuar se “themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë”.

“Njëra nga demokracitë më të afirmuara dhe më të konsoliduara në botë feston datëlindjen. Themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë. Urojmë popullin francez në këtë ditë të shënuar historike”, ka shkruar Veseli në Facebook./Indeksonline/