10:44 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

​Zhgënjeu me paraqitje te Swansea, Renato Sanches kthehet në Bayern

Futbollisti i talentuar portugez ka pasur edhe një sezon nën nivelin që pritet nga ai.

Renato Sanches ishte huazuar nga Bayern Munich te Swansea City në muajin gusht të vitit të shkuar, për të pasur më shumë hapësira për të luajtur. Por, portugezi nuk arriti që të përshtatej me futbollin në Premier Ligë dhe ka luajtur shumë pak me ekipin i cili këtë vit ka rënë në Championship.

Tani kampionët e Gjermanisë, kanë vendosur ta kthejnë sërish në Munih, ku do t’i jepet edhe një rast për të treguar veten.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge dha lajmin e mirë për talentin luzitan që këtë javë u la jashtë listës së kombëtares portugeze për Kupën e Botës.

“Renato Sances do të rikthehet tek ne dhe trajneri Niko Kovaç do të synojë ta rikthejë në formën e mëparshme, është detyrë e vështirë por argëtuese” theksoi Rummenigge.