17:41 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

1 metër më i lartë, nesër betonohet muri në veri të Ibrit

Punimet që kanë filluar sot në pjesën veriore tek rreth rrotullimi në rrugën Kollashinska në Mitrovicë, pritet të përfundojnë nesër me betonimin e murit me mbi 70 centimetra më lartë se që ka qenë e paraparë.

Në pjesën ku ka qenë i ashtuquajtur “muri” në veri vërehet se janë duke u vendosur armatura me qëllim që te vendoset një beton pikërisht aty ku ka qenë muri më herët.

Punimet është duke i kryer firma Rade, pronar i së cilës është Rade Steviq, bashkëpunëtor i afërt i Millan Radojqiqit.

Përndryshe, ka më shumë se një vit kur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijancic, ka thënë se do të jetë një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

 

Temat: