17:15 / E Enjte, 09 Gusht 2018

10 minuta vrapim ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Vrapimi për vetëm 10 minuta në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për të rriturit e moshës mbi 60-vjeç me 6 për qind, tregon një studim i ri.

Studiuesit thonë se vrapimi i moderuar ulë biomarkuesit në gjak që tregonin inflamacion, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin – të gjitha këto ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo u gjet të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë, të cilët ulin rrezikun e tyre gati dy herë më shumë se meshkujt.

Ekipi thotë se studimi i tyre, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, tregon se çelësi për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës – vrasësi numër një në çdo vend duke përfshirë SHBA – është përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut.