10:26 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

10 vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës.

Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit  në afërsi të shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë  vendosur  edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Sipas një njoftimi të komunës, kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, andaj të gjithë qytetarët mitrovicas kanë mundësin  që ikonën  #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme  do të këtë edhe nga  shkollat e komunës sonë.