08:06 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

100 milionë funte për transferimin e Eriksen – kjo është ”çmenduria” e gjigantit evropian

Paris Saint-Germain është e gatshme të ofrojë 100 milionë funte për fantazistin e Tottenhamit, Christian Eriksen para se afati kalimtar në Evropë të përfundojë më 31 gusht.

26-vjeçari ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Tottenhamin, edhe pse bisedimet janë duke vazhduar – dhe kjo situatë i ka alarmuar top klubet evropiane.

PSG ka qenë që moti e interesuar për danezin, lojtarin krucial të Tottenhamit dhe interesimi është bërë i ditur para Kupës së Botës në Rusi.

Por, Spurs nuk dëshiron largimin e Eriksen, i cili shënoi 14 gola dhe dhuroi 10 asistime sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Tottenhami ishte top-klubi i vetëm që nuk e transferoi asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar veror, dhe trajneri, Maurizio Pochettino e bëri të qartë te klubi se nuk dëshiron shitjen e Eriksen.

Pochettino ka raporte të mira me Eriksen, dhe ka darkuar me mesfushorin para se të fillonte Kupa e Botës në Rusi këtë verë.

Lojtari ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale, teksa për të interesim ka shprehur edhe Real Madridi./IndeksOnline/

Tottenham transfer news: Christian Eriksen