21:29 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

100 milionë për Asension

Sulmuesi i madrilenëve, Marco Asensio numëron gjithmonë e më pak minuta se sa ishin pritshmëritë e tij në fillim të sezonit.

Ka shumë skuadra që janë të gatshme të bëjnë sakrifica të mëdha financiare vetëm për të bërë të tyrin futbollistin e “Los Blancos”, por veçanërisht Manchester City që ka shfaqur më hapur interesimin për Asension.

Sipas “Don Ballon”, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është e gatshme të paguajë më shumë se 100 milionë euro për të blerë yllin e Spanjës dhe Real Madrid.

I zhgënjyer pas dështimit në sulmin për blerjen e ish-lojtarit të tij nga kohët e Barcelonës, Alexis Sanchez, tashmë Guardiola synon të godasë në shenjë për në merkaton e ardhshme të verës.

Objektivi i tij i radhës është Asensio. Pep është i bindur se me minutazh në dispozicion, lojtari i Real Madrid do të arrinte shumë shpejt formën optimale.