12:08 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

105 vjeçarja që ende arrin të prekë këmbët, kjo është këshilla e saj (Foto)

Olive Francë është gruaja e moshuar e cila realizoi më së miri reklamën e një qëndrimi aktiv.

Ajo kohët e fundit mbushi 105 vjet, duke e bërë atë një nga njerëzit më të moshuar në Lincolnshire dhe Mbretërinë e Bashkuar në përgjithësi-ku ndau sekretin e saj për një jetë të gjatë.

“Vetëm të qëndrosh në këmbë”, tha ajo para se të prekte këmbët e saj dy herë.

“Unë nuk e di nëse ka një sekret, thjeshtë qëndroni në këmbë dhe bëni gjithçka me maturi”,ka shtuar ajo.

Ajo festoi ditëlindjen e saj me një darkë me peshk patate të skuqura dhe tha se nuk kishte fjetur një natë më parë pasi ishte aq e ngazëllyer për festën e ditëlindjes, transmeton Indeksonline.

Festa, e ndjekur nga fëmijët, nipërit e mbesat e saj u u zhvillua në fshatin ku ajo kishte qenë pjesë e kishës deri para pak muajsh ku kishte jetuar në shtëpinë e banimit në Cloverdale në Laceby për 18 muajt e fundit.

Ajo mori telegrafe edhe nga Mbretëresha teksa ka thënë se këshilla e saj për të gjitha është të qëndrojnë ashtu siç janë./Indeksonline/