16:15 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

111 vjeçari që nuk ndahet nga palestra, madje bën edhe Yoga

Duhet të ndjeni keqardhje për veten nëse nuk keni qenë në palestër përgjatë muajve të fundit dhe jeni të ri.

Henry Tseng është gati t’ju bëj të heshtni.

Ai është 111 vjeçar dhe ende shkon në palestër çdo ditë.

Çdo mëngjes ai vendoset mbi biçikletë për të ushtruar saktësisht gjysmë ore më pas vazhdon më joga dhe me ushtrime të tjera, transmeton Indeksonline.

Në vitet e 90-ta ai bënte klasë gjimnastikore çdo mëngjes në orën gjashtë, dhe ende mund të bënte yoga në kokë.

Vajza e tij, Linda Hsia ka thënë për DailyMail se babai i saj ka ushtruar gjithnjë duke u bashkuar me palestrën e YMCA në vitin 1978. Ai ka jetuar gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme duke shijuar notin dhe sportet e tjera patjetër edhe duke resuar të pijë duhan./Indeksonline/