11:37 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

124 mijë nxënës dorëzojnë tek kryeministri peticionin për arsim më kualitativ

Një delegacion i nxënësve sot kanë dorëzuar tek kryeministri peticionin me nënshkrime me kërkesë për arsim sa më të mirë.

Nxënësit në bashkëpunim me GIZ-in gjerman janë angazhuar rreth fushatës për ” Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Kryeministri Ramush Haradinaj kam thënë se Qeveria do ta trajtojë me tërë kapacitetet për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

“Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, ka thënë kryeministri Haradinaj.