13:11 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

13 vjeçarja duke bërë selfie, bie mbi tensionin e lartë të energjisë elektrike (Video)

Një grua mrekullisht shpëtoi pasi ra në një kabllo të rrymës me tension të lartë, me 3 mijë volt, përderisa bënte selfie tek një urë.

13 vjeçarja, nga Rusia, pësoi djegie të rënda pasi qëndroi aty për një orë deri sa e shpëtuan.

Fatmirësisht ajo nuk pësoi fatalitet nga elektriciteti, sepse nuk prekte token.

Një shofer i trenit e pa atë të varur nga mesi i telave dhe lajmëroi përgjegjësit e hekurudhave për të ndërprerë energjinë e tensionit të lartë.

Një kalimtar pastaj përdori një litar tërheqjeje për ta tërhequr vajzën përsëri në urë ndërsa fshatarët e tjerë mbanin një qilim poshtë në rast se ajo binte poshtë në tokë.

Vajza po kthehej në shtëpi nga një organizim me shokët e saja kur u ngjit në anën e urës për të marrë një fotografi, kur po afrohej një tren ngarkesash.

Kur ajo kishte ra poshtë, shoferi i trenit e kishte parë atë dhe kishte përdorur frenat e emergjencës për të ndalur trenin dhe për të bërë diçka për të ndalur energjinë elektrike./Indeksonline/