14:24 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

1340 drita në çati, Rolls-Royce sjell kulmin e luksit

Rolls-Royce ka zbuluar serinë e limituar të “Wraith Luminary Collection”, ajo që konsiderohet si makina më luksoze e markës.

Inxhinierët, dizenjuesit dhe artizanët e Rolls-Royce kanë krijuar në brendësi të mjetit efekt që të jep përshtypjen se je në një qiell të hapur plot yje, falë 1340 dritave të çatisë së makinës.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një etiketë ku shkruhet “Wraith Luminary Collection, One of fifty-five” (Wraith Luminary Collection, një nga 55), duke iu referuar faktit se kjo është një nga 55 makinat e tilla që do të prodhohen.