07:56 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

15 persona qëllohen me armë në Toronto raportohet për dy të vrarë

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Toronto të Kanadasë.

Sipas BBC në mesin e viktimave përfshihet dorasi i një të dyshuari për sulmin si dhe një grua.

Të shtënat ndodhën në zonën e rrugëve Danforth si dhe Logan pas një incidenti në mesnatën e së dieles.

Raportohet se në mesin e të plagosurve gjendet një vajzë e cila është në gjendje kritike shëndetësore.

Detaje të tjera publikohen së shpejti, lajmi pritet të përditësohet!