20:31 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

18 vite pas luftës, veturat në veri lëvizin pa targa (Foto)

Janë bërë më shumë se 18 vite nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovës, e cila la pas shumë pasoja.

Sot kur jemi në vitin 2018, në veri të Mitrovicës lëvizin lirshëm akoma veturat pa targa, shkruan Indeksonline.

Në një foto të realizuar sot nga fotoreporteri i Indeksonline në veri të Mitrovicës, me rastin e vizitës së presidentit serb, shihet vetura që qarkullon në mes të qytetit.

Aty shihen pjesëtarë të policisë së Kosovës, derisa tri vetura kalojnë njëra pas tjetrës dhe askush nuk i ndal. /Indeksonline/