08:01 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

18 vjeçari humbë jetën nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detajet (Foto)

(I plotësuar) – Nga aksidenti i ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka mbetur i vdekur një person i moshës 18 vjeçare dhe janë lënduar dy të tjerë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për “Indeksonline” se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Borovci ka bërë të ditur se në aksidentin e ndodhur në fshatin Llapnasellë, viktima që ka humbur jetën është V.A.

“Rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMW e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan. Trupi i pajetë i viktimës V.A 18 vjeç është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Borovci.

…………………………………………

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Lipjan, digjet vetura (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Lipjan.

Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet vetura tejet e dëmtuar dhe njësitet përkatëse që gjenden në vendin e ngjarjes.

Vetura duket se është djegur dhe zjarrfikësit kanë shkuar tek vendi ku ka ndodhur aksidenti, përkatësisht te pika e re e “KFC”, në afërsi të HIB Petrolit.

“Indeksonline” do t`iu mbajë të informuar lidhur me rastin./Indeksonline/