11:25 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

20 minuta: Konsulli Spahiu arsyeton Xhaken dhe Shaqirin

“Me shqiponjën dy-krenare nderuan familjet e tyre, të afërmit dhe gjithë fansat e tyre shqiptarë”, thotë konsulli Spahiu. Por, mirëkuptim për gjestin e lojtarëve zviceranë, nuk ka Shoqata kulturore serbe, shkruan gazeta e njohur zvicerane 20 Minuta.

Me pozat festive të yjeve të kombëtares Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, po merret e gjithë Zvicra. Objekt diskutimi është bërë simboli i shqiponjës dy-krenare që formuan me duar të dy lojtarët pasi shënuan gola, duke imituar kështu stemën e Shqipërisë.

Islam Spahiu, shef i Konsullatës së Kosovës në Cyrih ka marrë në mbrojtje sjelljen e dy lojtarëve: “Çunat nuk e tradhtuan Zvicren. Simboli i shqiponjës dy-krenare erdhi në një çast ekstaze emocionale. Xhaka dhe Shaqiri me shqiponjën dy-krenare kanë dashur të nderojnë familjet e tyre, të afërmit dhe të gjithë fansat e tyre shqiptarë», thotë Spahiu.

Ai e kupton se zviceranet mund të mos jenë të lumtur me këtë gjest, por kjo nuk ka ndonjë porosi politike, “prandaj nuk ka arsye të vihet në pyetje identiteti i tyre kosovar, që është një diçka që zhvillohet dhe ndryshon në vazhdimësi”, thotë ai.

“Nuk është se ata fituan, sepse e urrejnë Serbinë. Ata i takojnë një gjenerate, që është rritur dhe edukuar në Zvicër. Ata treguan falënderimin e tyre për Zvicrën kur shënuan golat, por ata treguan gjithashtu se nuk i harrojnë edhe rrënjët e tyre”, thotë konsulli Spahiu, transmeton rtklive.com.

Ndërkaq, Tanja Radojeviq, kryetare e Shoqatës kulturore serbe në Dübendorf, përkundrazi, nuk ka mirëkuptim për simbolin e shqiponjës dy-krenare: “Ishte një provokim i qëllimshëm dhe i panevojshëm” thotë ajo. Arsyetimin se ky ishte një reagim emocional, ajo e konsideron retorikë: “Xhaka dhe Shaqiri luajnë për kombëtaren e Zvicrës dhe kanë pasaporta zvicerane” shton ajo. “Pas një goli, të tregosh simbolin e një vendi tjetër, është tallje për Zvicrën dhe vendin që përfaqësojnë, thotë Radojevic, teksa shton se “sikur lojtarët serbë të kishin bërë simbolin e tre gishtërinjve, me siguri do të kishin marrë kartonin e verdhë apo të kuq. Ka shumë mënyrë tjera për të festuar pas shënimit të një goli. Pse këta dy lojtarë të kombëtares e zgjodhën këtë simbolikë që në të kaluarën ka ndezur konflikte, kët nuk e kuptoj”, thotë ajo.

Pasa festimit me shqiponjën dykrenare, dy lojtarët e Zvicrës rrezikojnë të kenë pasoja. FIFA është duke shqyrtuar mundësinë për të sanksionuar dy lojtarët e kombëtares zvicerane. Saphiu, i cili është kundër çdo lloji të politikës në sport, nuk sheh arsye pse FIFA do të duhet dënuar këta dy lojtarë. “Ishte një gjest i paqëllimshëm dhe jo racizëm”, thotë Sahiu.

Temat: